Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi se 21 policë janë plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa presidentja Salome Zourabichvili, e cila mbështet opozitën e Koalicionit për Ndryshim, deklaroi se protestuesit janë dhunuar nga policia gjatë qëndrimit në paraburgim.
Ajo citoi avokatët që raportojnë se shumica e protestuesve të arrestuar kanë pësuar plagë të rënda, transmeton klankosova.tv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të paktën 44 persona – përfshirë 27 protestues, 16 policë dhe një përfaqësues të medias – u shtruan në spital pas përplasjeve të dhunshme.
Incidentet e fundit pasuan përplasjet e së enjtes mbrëma, ku 32 policë mbetën të plagosur dhe 43 protestues u arrestuan.
Demonstratat nisën pasi kryeministri i partisë në pushtet Georgia Dream, Irakli Kobakhidze, shpalli shtyrjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2028.
Kobakhidze e justifikoi vendimin duke akuzuar BE-në për “shantazh,” pasi ky institucion kishte pezulluar statusin e kandidaturës së Gjeorgjisë dhe kishte ndërprerë ndihmat financiare, duke reaguar ndaj miratimit të një ligji të debatueshëm për “ndikimin e huaj” në maj.
Ligji detyron OJQ-të dhe mediat që marrin më shumë se 20% të financimit nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj, çka ka shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët e Gjeorgjisë vazhdojnë të kërkojnë llogaridhënie nga qeveria dhe rifillimin e kursit pro-evropian të vendit.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira