Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit duket se janë ngrohur së fundmi.
Sipas gazetës izraelite, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se planifikon ta vizitojë Izraelin.
Befasisht për disa, Erdogan u takua së fundmi me liderët herbrenj dhe rabinët lokal përpara se ta takonte kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Erdogan i tha një grupi liderësh hebrenj në Nju Jork se ai planifikon të vizitojë Izraelin më pas u takua me kryeministrin Yair Lapid të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Udhëheqësit izraelitë dhe turq më 21 shtator e mbajtën takimin e parë që nga viti 2008. Zyra e kryeministrit izraelit Lapid kishte njoftuar se të dy udhëheqësit kishin diskutuar për një sërë çështjesh, duke përfshirë shkëmbimin e energjisë dhe inteligjencës.
Udhëheqësit e Izraelit dhe Turqisë kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2008, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të përmirësohen.
Kryeministri izraelit Yair Lapid dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një takim të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas një deklarate nga zyra e Lapid, transmeton Abcnews.al.
Marrëdhëniet Izrael-Turqi, të ftohta prej kohësh mes grindjeve për kauzën palestineze, ndryshuan muajt e fundit.
Të dy vendet rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet e plota diplomatike në gusht, duke përfshirë një shkëmbim ambasadorësh.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...