Epidemia e lisë së majmunit në Europë mund të eliminohet, kanë deklaruar zyrtarët e OBSH-së.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rastet e reja me sëmundjen infektive janë duke u zvogëluar, transmeton portal arbresh.info
“Duke marrë parasysh furnizimin e pakët të vaksinave dhe kohën që duhet që vaksinat të administrohen dhe të fillojnë punën, faktorë të tillë si zbulimi i hershëm, vetëizolimi i hershëm dhe sjellja e përgjegjshme e të infektuarve duket se luajnë një rol të rëndësishëm”, tha Catherine Smallëood, përgjegjëse e OBSH-së për rastet emergjente në Europë, shkuan reuters.
“Ne besojmë se mund të eliminojmë përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunit në Europë”, deklaroi Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën./arbresh.info/
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...