Elizabeth Alexandra Mary Windsor nuk kishte lindur për ta mbajtur kurorën e mbretëreshës. Por, fati ndërhyri.
Ajo do t’i mbushë plot 70 vjet në fron të dielën, një udhëheqje e paprecedentë që e ka bërë atë një simbol të stabilitetit derisa Mbretëria e Bashkuar ishte në një epokë pasigurie.
Që nga ditët e saj të hershme të udhëheqjes, mbretëresha u bë dëshmitare e fundit të Perandorisë Britanike, ardhjen e multikulturalizmit, rritjen e terrorizmit ndërkombëtar, sfidat që solli Brexit dhe pandeminë COVID-19.
Në një botë ndryshimesh të pamëshirshme, ajo ka qenë konstante – duke përfaqësuar interesat e Mbretërisë së Bashkuar jashtë vendit, duke duartrokitur sukseset e kombit, duke u treguar e dhimbshme për dështimet e tij dhe duke qëndruar gjithmonë mbi grindjet politike.
“Kjo qëndrueshmëri duhet t’i japë Elizabeth një epitet mbretëror si ata të paraardhësve të saj si William Pushtuesi apo Alfredi i Madh”, tha historiani i mbretërisë, Hugo Vickers.
“Gjithmonë kam menduar se ajo duhet të quhet Elizabeth e Palëkundura. Unë mendoj se është një mënyra më e përsosur për ta përshkruar atë. Ajo nuk e priste që të bëhet mbretëreshë, por e bëri këtë detyrë”, tha Vickers për Associated Press.
Si vajza më e madhe e djalit të dytë të mbretit George V, Elizabeth parashihej që të jetonte një jetë mbretërore të dorës së dytë kur ajo u lind më 21 prill të vitit 1926. Qen dhe kuaj, një shtëpi fshati – një jetë komode, por pa ngjarje të mëdha.
Por, gjithçka ndryshoi një dekadë më vonë, kur xhaxhai i saj Mbreti Edward VIII, lëshoi fronin për t’u martuar me një amerikane të divorcuar. Babai i saj u bë Mbreti George VI, duke e bërë princeshën e re pasardhëse të fronit.
Mbretëresha sot ka prerë një tortë për të shënuar jubileun e saj teksa takoi anëtarët e komunitetit Sandringham në prag të 70-vjetorit të mbretërimit të saj.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira