Ekonomia amerikane është tkurrur në normë vjetore prej 32.9 për qind në mesin e muajve prill dhe qershor, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me izolime dhe masa tjera kufizuese, të nxitura nga përhapja e koronavirusit të ri, raporton BBC.
Kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur qeveria ka nisur të ketë të dhëna më 1947 dhe tri herë më e madhe sesa rekordi fillestar prej 10 për qind, i vendosur më 1958.
Ulja e shpenzimeve në shërbimet siç është kujdesi shëndetësor është thënë të ketë ndikuar në këtë rënie.
Ekonomistët kanë thënë se presin të shohin rënien më të theksuar në çerekun e dytë, dhe më vonë valën e rimëkëmbjes.
Mirëpo ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është duke ndikuar në rikthimin disa masave të izolimit, rihapja e ekonomisë duket se po tregon shenja të ngecjes.
Më shumë se 1.4 milion persona janë deklaruar të papunë javën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka regjistruar mbi 4.4 milionë persona të infektuar dhe mbi 151,000 të vdekur me koronavirusin e ri./REL/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...