Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dyshohet se i ka blerë djalit të tij 11 vjeç, prona me vlerë rreth 45 milionë euro në një rezidencë luksoze të Londrës. Kjo është zbuluar nga “Pandora Papers”, e cila thotë se transferta është kompletuar përmes kompanive të regjistruara në parajsa fiskale.
Dosjet tregojnë se si familja e Presidentit të Azerbajxhanit – i akuzuar prej kohësh për korrupsion – bleu 17 prona, duke përfshirë një bllok zyrash prej 45 milionë euro në Londër për djalin 11 -vjeçar të presidentit Heyder Aliyev.
Ndërtesa e ndodhur në Mayfair u ble nga një kompani e parë në pronësi të një miku të familjes së Presidentit Ilham në 2009.
Ajo u transferua një muaj më vonë te djali i Presidentit Hedyer Aliev, në atë kohë vetëm 11 vjeç.
Hulumtimi zbulon gjithashtu sesi një bllok zyre në pronësi të familjes aty pranë u shit në Croën Estate për 95 milionë dollarë në vitin 2018.
Crown Estate tha se ka kryer kontrollet e kërkuara në ligj në kohën e blerjes, por tani po e rishqyrton çështjen./javanews/
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...