Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, do të publikojë një libër me kujtime më 6 prill.
Libri do të quhet “Beautiful Things” (“Gjëra të bukura”) dhe në të do të bëhet fjalë më së shumti për përpjekjet e tij kundër abuzimit me substanca narkotike
Hunter Biden ka qenë disa herë i sulmuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa financat e tij kanë qenë objekt hetimi nga Departamenti i Drejtësisë.
Në njërin nga debatet më të fundit presidenciale në vjeshtë, Joe Biden e mbrojti të birin nga sulmet e Trumpit. “Djali im, si shumë njerëz, si shumë njerëz që njihni në shtëpi, ka pasur problem me drogën”, deklaroi ai.
“Ai e ka tejkaluar atë. E ka rregulluar. Ka punuar për të dhe jam krenar me të. Jam krenar me të birin tim”, tha Joe Biden.
Titulli i këtij libri i referohet një shprehjeje që ai dhe vëllai i tij e përdornin pas diagnostikimit të Beua Biden – djalit tjetër të presidentit – me kancer në tru në vitin 2015. Këtë shprehje e përdornin me qëllim që të theksonin se çfarë është e rëndësishme në jetë.
Ndryshe, Hunter Biden është avokat dhe ish-lobues, puna e të cilit ka qenë ndihmë që çoi drejt hetimeve të para kundër Trumpit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...