Gjykatësja Lina Hidalgo tha se kushtet aktuale janë “të tmerrshme” dhe “tragjedia më e madhe e kësaj krize” janë njerëzit pa energji.
Në disa raste, njerëzit nuk kanë pasur energji ose ujë për më shumë se 24 orë.
Hidalgo tha CenterPoint Energy nga Teksasi pohoi se 1.37 milion njerëz në rajon nuk kanë energji, por kompania e energjisë po punon për ta rikthyer në Harris County, raporton Cnn.
“Unë dua që njerëzit të dinë se sapo të ketë mbaruar kjo, unë do të avokoj në emër të të gjithë banorëve tanë në Harris County sepse të gjithë meritojmë përgjigje se çfarë shkoi keq. Pse nuk u përgatit ERCOT?”
“Të gjithë e dinim që ky mot po vinte, përse ata nuk kishin energji elektrike të gatshme dhe të ruajtur? Pse nuk ishin elastikë për t’u marrë me këtë situatë? Ne do të duhet të bëjmë pyetje, sepse do të kemi nevojë për ndryshime që të mos ndodhin më”, tha Hidalgo.
Ndryshe, Teksasin e ka përfshirë moti më i keq në një shekull, ku tempetaraturat arrijnë deri në minius 10-15. /Telegrafi/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...