Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar me shumicë dërrmuese për ta detyruar Departamentin e Drejtësisë që të publikojë të gjitha dosjet e tij të “Jeffrey Epstein”.
Pro projektligjit ishin 427 vota për dhe 1 kundër.
Ky projektligj tani do të duhet të kalojë një votim në Senat përpara se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë në ligj, raporton BBC.
Viktimat e Epstein kanë folur në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA-së para votimit.
Annie Farmer ka thënë se ato kanë vuajtur “tradhti institucionale” për vite me radhë.
Donald Trumpi ka bërë thirrje ditë më parë që partia e tij të votojë për publikimin e dosjeve.
Trumpi ka thënë më parë se i kishte prerë lidhjet me Epstein shumë vite më parë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin seksual dhe trafikimin e Epstein.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër