Një biznes i madh në Kosovë ka ngritur shqetësim serioz lidhur me mungesën e furnizimit të mjaftueshëm me energji elektrike, duke paralajmëruar se investimi i planifikuar dhe hapja e qindra vendeve të reja të punës mund të dështojnë.
Pronari i këtij biznesi i është drejtuar kompanisë KEDS me kërkesë për rritje të kapacitetit energjetik, mirëpo sipas dokumentit që ka siguruar redaksia jonë, përgjigjja ka qenë negative në pjesën kryesore të kërkesës.

Në arsyetimin e saj, KEDS thekson se rrjeti ekzistues në zonë është i mbingarkuar dhe nuk mund të përballojë ngarkesë shtesë. Sipas tyre, kufizimet teknike në daljet 10(20) kV e bëjnë të pamundur rritjen e kapacitetit në këtë fazë.
Si alternativë, kompania ka sugjeruar përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese energjetike. Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën për investitorin është fakti se atij i është kërkuar që vetë të mbulojë kostot për rregullimin e linjave, pavarësisht se zgjerimi i rrjetit konsiderohet përgjegjësi e operatorit të shpërndarjes.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te pronari i biznesit, i cili e sheh këtë si një barrë të padrejtë financiare dhe një pengesë serioze për zhvillimin e aktivitetit të tij.
Sipas burimeve tona, ky investim ka potencial të punësojë mbi 200 punëtor, por pa një zgjidhje të shpejtë për furnizimin me energji, realizimi i tij mbetet në pikëpyetje./Arbresh.info/
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...