S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

13:57 | 28 Prill 2026
R J

Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në emisionin “Kosova Today”, Bugaqku tha se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka vendim të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në mënyrë legjitime, në mënyrë Kushtetuese, atëherë me automatizëm ne shkojmë në zgjedhje, dhe duhet nga nesër e tutje të caktohet vetëm data e zgjedhjeve, dhe ato data mund të jenë ose 31 marsi, ose 7 qershori”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale