Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi përmes një statusi në rrjetin social X, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane.
Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.
Ne jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Secretary Burgum, Secretary Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.” shkruan ajo.
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...