Dhjetëra emigrantë që po udhëtonin në një karvan janë ndaluar të hyjnë në SHBA.
Zyrtarët kufitarë amerikanë u thanë 150 personave, shumica prej të cilëve po udhëtonin me fëmijë, që kalimi kufitar Meksikë-SHBA në afërsi të San Diegos ishte tashmë plot, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është bërë menjëherë e qartë nëse emigrantë nga Honduras, Guatemala e El Salvador do të lejohen të hyjnë apo do të kthehen mbrapsht.
Presidenti Donald Trump ka thënë se karvani është një kërcënim për sigurinë në SHBA.
Ky grup ka qenë objektiv i presidentit amerikan, i cili thotë se kjo gjë tregon që duhen ligje më të ashpra të emigracionit.
Ai ka kërkuar nga shtetet në kufi me Meksikën që të dërgojnë trupa për të rritur sigurinë derisa muri i propozuar të ndërtohet./Arbresh.info/
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran