Dhjetëra emigrantë sub-Saharianë kaluan në Spanjë nga Maroku në orët e hershme të së hënës pasi kaluan nëpër një portë kufitare në enklavën e Ceutës, thanë shërbimet e emergjencës.
Emigrantët tërë kohën tentojnë të kalojnë kufijtë e Spanjës përmes dy enklavave të Afrikës Veriore, Ceuta dhe Melilla, shpeshherë duke kaluar rrethoja deri në 6 metra të larta, transmeton portali arbresh.info.
Të hënën, një grup prej më shumë se 100 emigrantësh vrapuan përmes një porte në rrethojat që zakonisht përdoren si kontroll kufitar, duke befasuar forcat marokene dhe spanjolle të sigurisë, raporton Reuters.
Kryqi i Kuq tha se kishte ndihmuar 186 vetë pas tollovisë në mëngjes përtej kufirit, duke shtuar se katër emigrantë u dërguan në spital.
Pasi ndodhen brenda enklavave të Spanjës, migrantët zakonisht merren në strehimore të përkohshme dhe më vonë zhvendosen në territorin spanjoll, ose kthehen në vendin e tyre të origjinës./Arbresh.info
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...