Një valë tjetër e ashpër sulmesh midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar viktima në të dyja vendet, derisa Izraeli kërcënon se do të vazhdojë sulmet “për sa kohë të duhet” për të shkatërruar kërcënimin bërthamor të Iranit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më herët tha se Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për vdekjen e civilëve izraelitë, raporton CNN.
“Kjo është një çmim shumë i lartë që Irani do të paguajë për vrasjen me qëllim të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve”.
“Ne do të arrijmë qëllimet tona dhe do të sulmojmë me forcë. Ata do të ndiejnë fuqinë e dorës sonë”, ka thënë ai.
Irani lëshoi më shumë se 200 raketa drejt Izraelit, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, tha qeveria izraelite të dielën.
Të paktën 380 persona u plagosën, prej të cilëve nëntë janë në gjendje të rëndë dhe u regjistruan 22 vende goditjeje nga raketat në vend.
Në qytetin qendror izraelit Bat Yam, një ndërtesë u godit direkt, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shkatërruar bllokun banesor.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll