Një deputet tajlandez u kap duke parë një film porno në celularin e tij. Ronnathep Anuwat po shihte porno teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin.
Reporterët arritën të fiksojnë pamjet nga lozha e tyre. Anuwat pa të paktën 10 minuta porno.
Kur u pyet për këtë gjë, ai reagoi me turp. Por justifikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Ai tha se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe se i duheshin para. Ai nisi të shihte ‘mesazhin’ për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.
Kreu i parlamentit e ka paralajmëruar deputetin, por tha se nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap pasi nuk ka pasur ankesa ndaj tij.
Rregullorja nuk e ndalon një ligjvënës që të shohë materiale të ndryshme në celular./ts/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...