Martin Shkreli, ish-shefi ekzukutiv i një kompanie barnash është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata amerikane.
Ai është urdhëruar që të paguajë edhe një gjobë prej 75 mijë dollarësh, transmeton portali arbresh.info
Më parë ai është urdhëruar që të paguajë një shumë prej 7.36 milionë dollarësh në konfiskim.
Shkreli, i cili është i njohur për ngritjen e çmimit të një droge shpëtuese prej 5000 për qind është dënuar në vitin 2017 për mashtrim të investitorëve.
Para dënimit të tij, gjykatësi Kiyo Matsumoto e përshkroi fëmijërinë e tij si të vetmuar dhe të vështirë dhe se prindërit e tij ishin fizikisht dhe verbalisht abuziv. Matsumoto gjithashtu theksoi se Shkreli nuk kishte pasur probleme disiplinore derisa ishte në burg para se të lexonte letra që iu dërguan gjykatës në mbështetje të Shkrelit.
Martin Shkreli u pendua përpara gjykatës amerikane, ndërkohë prokurorët kërkuan të paktën për 15 vite burg./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...