Një burrë i cili vrau 6 persona ndërsa ngiste makinën mes një turme këmbësorësh në një qytet gjerman në vitin 2020 do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Gjykata rajonale në Trier, dënoi Bernd Weimann, 52 vjeç dhe shtoi si pjesë të dënimit detyrimin për t’iu nënshtruar trajtimit psikiatrik.
Ai vrau 6 persona, duke përfshirë një foshnjë dhe plagosi shumë të tjerë.
Gjatë gjyqit njëvjeçar, prokurorët argumentuan se i pandehuri e kishte planifikuar sulmin me qëllim “të vriste ose plagoste sa më shumë njerëz”.
Në momentin e sulmit, hetuesit thanë se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe kishte drejtuar makinën e tij në një model “zig-zag” në turmë./Euronews.al/
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...