Spitale të tejmbushura, pacientë në korridore, stafi mjekësor i rraskapitur dhe një numër i pacaktuar infeksionesh dhe vdekjesh.
Kina po përjeton situatën më të rëndë të COVID-19 që nga rënia e pandemisë, disa javë pasi hoqi kufizimet e kontestuara në kuadër të politikës “Zero COVID”.
Për të lehtësuar situatën në spitale në qytete të mëdha si Pekini, qeveria kineze ka dërguar disa qindra mjekë dhe infermiere nga provincat më pak të infektuara, shkruan euronews.al.
Kjo është hera e parë që një përforcim i tillë dërgohet në tre vjet pandemi.
Më herët veprohej vetëm me ndihmën e testeve PCR.
Ekspertët presin që rreth 800 milionë kinezë të preken nga sëmundja këtë vit dhe disa studime parashikojnë vdekjen e të paktën 1 milion personave nga COVID brenda 2023-shit.
Informacioni i mangët i autoriteteve lidhur me fuqinë e epidemisë ka shkaktuar kritika nga OBSH dhe qeveritë e disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...