Kryeminsitri italian, Giuseppe Conte, u ka kërkuar falje italianëve për vështirësite ekonomike të krijuar nga situata me koronavirus.
Italia ka marrë vendim që të heq izolimin pas dy muajve, pasi vendi përjetoi izolimin më të madh për frenimin e koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Më shumë se 27 mijë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve ka filluar të ulet që nga fundi i muajit mars.
Ekonomia e Italisë është në rënie dhe gjysma e fuqisë punëtorë nuk ka mbështetje tjetër përpos asaj të shtetit.

Conte ka pranuar që qeveria u vonua të paguante më shumë se 50 miliardë euro për familjet dhe bizneset.
“Kishte dhe do të ketë një vonesë në pagesa. Ju kërkoj falje në emër të administratës dhe ju siguroj që do të vazhdojmë të bëjmë pagesat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.
Administrata italiane ka shprehur se ekonomia do të tkurret me rreth tetë përqind, e cila është pak më e ulët sesa parashikohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, supozimi i të cilit është 9.1 përqind.
Në anën tjetër, Conte paralajmëroi se mund të tkurret deri në 10 përqind nëse virusi vazhdon të përhapet dhe nëse duhet të mirren masa të reja të bllokimit./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit