Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.
Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllau i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.
Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.
Gulen i hedh poshtë akuzat.
Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.
Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një progam televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.
Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për ...
Mblidhet kryesia e LDK-së, arrin Doarsa Kica-Xhelili
Mblidhet LDK-ja, Avdullah Hoti nuk flet për media
‘Krabeni’ dhe ‘Fut’ shënojnë fitoren...
Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve
Bajrami: Është takim konsultativ aty do t’i shpreh qëndrimet...