Tre persona kanë mbetur të vdekur kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në një kalim hekurudhor të pambrojtur në Bullgarinë veriperëndimore të martën, thanë autoritetet.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Gara Oreshets, në orën 13:35, sipas kohës lokale, transmeton portal arbresh.info
Sipas të dhënave fillestare, tre viktimat ishin shoferi i kamionit dhe dy drejtuesit e trenit. Disa pasagjerë në tren u plagosën dhe u dërguan në spital.
Kamioni mbante gurë të grimcuar për punimet e ndërtimit në një rrugë me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin Sofje dhe portin Danub të Vidinit.
Në vendngjarje janë shfaqur policia, zjarrfikësit dhe ambulancat.
Prokurorët hapën një hetim për aksidentin, por zyrtarët thanë se është shumë herët për të përcaktuar se si ka ndodhur ngjarja./arbresh.info/
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë