Britania ka vendosur të ndalojë eksportin e armëve në Turqi pas pushtimit “të pamenduar” që turqit bënë në Siri.
Ministri i Jashtëm anglez, Dominik Raab, e akuzoi Ankaranë se ka minuar betejën kundër ISIS-it.
Ai tha se nuk do të jepet asnjë leje për eksport materialesh që mund të përdoren në Turqi.
Kjo lëvizje është e ngjashme me atë të Francës, ditën e djeshme, ndërkohë që rriten shqetësimet për sjelljen agresive të Turqisë.
Ministri anglez tha se lëvizja e Turqisë është e gjitha në favor të Rusisë dhe të regjimit të Asadit, dhe rrezikon ta përkeqësojë krizën humanitare duke krijuar me miliona refugjatë të tjerë. /tch
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026