Feministet myslimane që qëndrojnë pas hapjes së parë të xhamisë liberale në Berlin, kanë theksuar se shëpejti do të hapin një xhami të tillë edhe në Britani të Madhe.
Xhamia e propozuar do të lejonte imamet femra që të luten së bashku me burrat dhe do të jetë e hapur edhe për anëtarët LGBT të bashkësisë myslimane, transmeton portali arbresh.info
Të gjitha sektet e Islamit do të jenë të mirëpritur, nga sunitë në Shia dhe Sufi.
Seyran Atas, një avokat gjermane e lindur në Turqi, shpreson se do t’ia dalë të hap xhami të tilla nëpër disa qytete të Europës.
“Unë mund të jem fytyra e xhamisë liberale”, ka thënë ajo për The Guardian. “Por unë nuk jam e vetme në këtë projekt. Ne kemi miliona mbështetës në mbarë botës.”
Menjëherë pas hapjes së xhamisë liberale në Berlin, Atas ka marrë disa kërcënime me vdekje./Arbresh.info
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...