Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka prekur “nervat” e anglezëve, pasi ka deklaruar se “votuesit që kanë votuar për Brexit nuk e kanë pasur as më të voglën ide se për çfarë kanë votuar”.
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Dublinit, kur edhe ai ka pranuar një doktoratë nderi, Clinton ka deklaruar se ata që e kanë mbështetur daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk e kuptojnë se dallimin e rëndësisë që kishte vendi sa ishte në bllok, transmeton portali arbresh.info

“Tani ka shumë njerëz që mendojnë se janë më pak njerëzor. Tani duke pasur parasysh pabarazitë ekonomike dhe ritmin e shpejtë të ndryshimeve shoqërore, njerëzit po rivlerësojnë gjërat që i kemi të përbashkëta. Shumë njerëz u lutën për ndryshime, prandaj edhe ndodhi Brexit”, tha ai.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar votuesit pro Brexit se dallimet nuk kanë rëndësi të madhe.
Clinton u nderua me një doktoratë nderi të filozofisë, nderi më i lartë i DCU-së./arbresh.info/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira