Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2.5 milionë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 21.317 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.504.960 ndërsa numri i viktimave me 448 vdekje të reja arrin në 58.855.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.539, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.069 dhe në Marok 6.909 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 912.477 raste e cila pasohet nga Maroku me 415.226 dhe Egjipti me 124.891 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.103.442 persona të infektuar./AA/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...