Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën 16 prill – 12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar katërmbëdhjetë (14) raste të fruthit.
IKSHPK thotë se sipas komunave: numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt pesë (5) raste, Prishtinës tre (3) raste, Kaçanikut tre (3) raste dhe me nga një (1) rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan
“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, thuhet në postimin e IKSHPK në Facebook.
Trump thotë se Irani do të ndalojë “qind për qind̶...
Shqipëria harmonizon Kodin Doganor me standardet e Bashkimit...
Liverpool planifikon t’i shpenzojë 100 milionë për një lojta...
Arrestohet në Kolumbi kosovari Arian Lluka, kërkohej për vra...
Raportimet se ai dhe Bajrami mbetën jashtë 10-shës së LDK-së...
Komuna e Deçanit mban Akademi Përkujtimore për Rifat Stojkaj...