Presidenti në largim amerikan, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij pas fitores së Donald Trump.
Biden thotë se populli amerikan meriton një tranzicion paqësor dhe të rregullt.
“Unë e di që për disa njerëz është koha për fitore. Për të tjerët, është një kohë humbjeje”.
”Fushatat janë gara, vizionesh konkurruese. Vendi zgjedh njërën ose tjetrën, ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi”, tha sonte Biden.
”Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur je dakord. Diçka që unë mendoj se ju mund të bëni pavarësisht se për kë keni votuar është ta shihni njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si amerikanë të bashkuar”.
”Ne po lëmë pas ekonominë më të fortë në botë. Tani kemi 74 ditë për të mbaruar mandatin, mandatin tonë, le t’i numërojmë çdo ditë”.
”Ne e humbëm këtë betejë, Amerika e ëndrrave tuaja po ju bën thirrje që të ngriheni përsëri. Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt”.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin