Bashkimi Europian duket se do të heqë dorë nga vaksina e AstraZenecas.
Siç bëri të ditur komisioneri për tregun e brendshëm Tierri Breton, blloku nuk ka bërë ende porosi të reja përtej qershorit, kur përfundon edhe kontrata me kompaninë britaniko-suedeze.
Komisioni nisi muajin e kaluar një aksion ligjor kundër AstraZenecas për mosrespektim të kontratës për furnizimin me vaksina, dhe për mospaisjen e një plani të besueshëm për sigurimin në kohë të dozave.
“Nuk kemi porosi të reja pas qershorit. Do të shohim cfarë do të ndodhë”, tha komsioneri europian, por duke theksuar se ajo e AstraZenecas ishte një vaksinë shumë e mirë.
Breton njoftoi gjithashtu se pret që kostot e porosive të fundit të BE për më shumë vaksina të Pfizer mund të jenë me të larta se ato të mëparshmet.
Brukseli nënshkroi një kontratë të re me Pfizer dhe Biontech për sigurimin e 1.8 miliardë dozave të vaksinës në vitet 2021-2023.
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...