Komisioni Evropian ka nënshkruar të hënën më 18 korrik një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror në të paktën 20 miliardë metra kub në vit, deri në vitin 2027-të.
Në një vizitë në Baku, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkroi me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev një memorandum mbi “një partneritet strategjik në fushën e energjisë”.
“Sot, me këtë memorandum, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t’u larguar nga karburantet fosile ruse,” tha von der Leyen.
BE-ja po kërkon furnizues alternativë për Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub në 2021-in në 12 miliardë metra kub në 2022-in, bëri të ditur Komisioni Evropian.
Von der Leyen tha se furnizimet me gazin rus në Evropë nuk ishin “të besueshme” edhe para fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe se BE-ja po kthehej drejt “furnizuesve më të besueshëm”.
Presidenti I Azerbaixhanit Aliyev e vlerësoi marrëveshjen, duke thënë se bashkëpunimi energjetik BE-Azerbajxhan ka “ndryshuar tashmë hartën energjetike të Evropës”.
Komisioni Evropian ka nënshkruar të hënën më 18 korrik një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror në të paktën 20 miliardë metra kub në vit, deri në vitin 2027-të.
Në një vizitë në Baku, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkroi me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev një memorandum mbi “një partneritet strategjik në fushën e energjisë”.
“Sot, me këtë memorandum, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t’u larguar nga karburantet fosile ruse,” tha von der Leyen.
BE-ja po kërkon furnizues alternativë për Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub në 2021-in në 12 miliardë metra kub në 2022in, bëri të ditur Komisioni Evropian.
Von der Leyen tha se furnizimet me gazin rus në Evropë nuk ishin “të besueshme” edhe para fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe se BE-ja po kthehej drejt “furnizuesve më të besueshëm”.
Presidenti i Azerbaixhanit Aliyev e vlerësoi marrëveshjen, duke thënë se bashkëpunimi energjetik BE-Azerbajxhan ka “ndryshuar tashmë hartën energjetike të Evropës”./REL
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj