Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.
Ai përmes një postimi në Twitter tregoi që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.
“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...