Europa dhe Kina pritet të formojnë një grup, i cili synon të modernizojë rregullat e tregtisë botërore, për t’iu përshtatur politikës teknologjike, subvencioneve qeveritare, në përpjekje për të mbështetur tregtinë botërore.
Këto komente i bëri sot gjatë vizitës së tij në Pekin, nënpresidenti i Komisionit Europian Jyrki Katainen. Ai tha se veprimi i njëanshëm i Presidentit amerikan Donald Trump në tarifat e reja tregatre, politika teknologjike e Kinës dhe disa çështje të tjera, e bënë të nevojshme modernizimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të pasqyryar zhvillimet e ekonomisë botërore.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se organizata me seli në Gjenevë, që shërben si rregullator për tregtinë botërore, është burokratike, e ngurtë dhe e ngadalshme në miratimin e ndryshimeve të biznesit botëror dhe se ka nevojë të ndryshojë.
Nënpresidenti i Komisionit Europian, tha se negociatat për ndryshimin e rregullave tregtare pritet të mos jenë të lehta, por ato janë të nevojshme për të mbrojtur mjedisin e tregtisë botërore.
Në fund të majit presidenti Trump shkaktoi zemërim tek vendet aleate, si BE-ja, Kanadaja dhe Meksika, me vendosjen e tarifave prej 25 përqindsh ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit, një veprim për të cilin ai tha se po e ndërmerrte për të mbrotjur sigurinë kombëtare të Amerikës, për të mos lejuar që ajo abuzohet nga vende të tjera./VoA
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...