Humbjet e Rusisë në luftën në Ukrainë arrijnë në pothuajse 30,000 ushtarë. Burimi është nga BBC në bashkëpunim me faqen e internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh, pasi të dyja palët, si Moska zyrtare ashtu edhe Kievi nuk kanë dhënë një numër të saktë të humbjeve.
Shkrimi identifikon emrat e 29,217 ushtarakëve rusë të vrarë në Ukrainë, nga të cilët të paktën 870 u vranë së fundmi nga kundërsulmi ukrainas.
Mirëpo, si pasojë e sulmeve, mes viktimave ka pasur edhe civilë.
Në këto kushte, sipas të njëjtit burim thuhet se në total viktimat e luftës në Rusi deri në fund të majit 2023 arrijnë në 47,000. Megjithatë, flitet se numri mund të jetë më i lartë, për shkak të tentativave të autoriteteve për ta zvogëluar e për të krijuar përshtypjen se në këtë luftë janë të fituar./A2CNN
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...