Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në largim, Ban Ki-moon u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Siri, për të vazhduar evakuimin e civilëve nga Aleppo.
“Aleppo është tani një sinonim i ferrit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në konferencën e tij përmbyllëse.
Edhe pse gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se evakuimi i rebelëve dhe familjeve të tyre nga Aleppo ka përfunduar, kryengritësit sirianë e kanë mohuar këtë, duke thënë se evakuimi nga Aleppo lindore është larg përfundimit.
“Vetëm të plagosurit dhe disa civilë janë evakuuar. Asnjë nga rebelët nuk është larguar. Ata kanë evakuuar vetëm tre konvoje”, tha një përfaqësues i grupit rebel, Malahifji Zakaria, raportoi Reuters
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...