Sipas rezultateve paraprake, Ilham Aliyev është rizgjedhur president i Azerbajxhanit me mbi 92 për qind të votave.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazahir Panahov, njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale, duke deklaruar se Aliyev siguroi 92,1 për qind të votave nga 54,47 për qind të votave të numëruara.
Konkurrenti më i afërt, kandidati i pavarur Zahid Oruj, grumbulloi 2,2 për qind të votave.
Rreth 6.5 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e mbajtura sot në Azerbajxhan, përfshirë ata jashtë vendit.
Zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat mbahet çdo shtatë vjet, ishin më 11 prill të vitit 2018. Një dekret i nënshkruar nga Aliyev në fund të vitit të kaluar çoi vendin në zgjedhje përpara datës fillimisht të përcaktuar për në tetor të vitit 2025./abcnews.al
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...