Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer heshtjen. Putin ka dhënë një deklaratë për sulmin terrorist të ndodhur në Moskë, ku qindra persona kanë humbur jetën.
“Një sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, kështu e ka cilësuar Putin këtë masakër. Gjithashtu ai ka nënvizuar se autorët e përfshirë në këtë ngjarje janë përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës.
Presidenti rus ka shpallur të dielën ditë zie për vendin, ndërsa dha një mesazh të fortë për autorët e sulmit terrorist.
“Terroristët, vrasësit duhet të presin vetëm një gjë, dënim. Sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar”, ka thënë ai./abcnews.al/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...