Partia e ekstremit të djathtë në Austri, FPO, njoftoi sot dorëheqjen e të gjithë ministrave të saj nga qeveria e krijuar në dhjetor 2017 me konservatorët e kancelarit, Sebastian Kurz, pas shkarkimit që iu bë sot ministrit të Punëve të Brendshme, Herbert Kickl në kuadër të skandalit “Ibiza-gate”.
Ministri i Transporteve, Norbert Hofer, shefi i ri i FPO-së, kishte lidhur vazhdimin e pjesëmarrjes në qeverisje të FPO-së me fatin e Kickl, të shkarkuar nga Kurz pas publikimit të premten të një videoje që flet për financime ruse për këtë formacion politik.
“Në marrëveshje me presidentin e republikës, i propozova presidentit të republikës që të shkarkojë ministrin e Brendshëm”, kishte njoftuar sot Kurz gjatë një konference për shtyp./Alsat-M/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG