Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar deputetët e opozitës për shkelje të Kushtetutës, për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, mungesa e opozitës në Kuvend po e bllokon procesin dhe po e vë në pikëpyetje funksionimin institucional.
Murati tha se mazhoranca ka bërë përpjekje për kompromis politik, duke u ofruar partive opozitare edhe postin e kryetarit të Kuvendit, por sipas tij, kjo ofertë është refuzuar.
“Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit. Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër. Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë. Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje”, tha ai./Arbresh.info
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...