Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, tha se dyshon që një grup i lidhur me ish Zonjën e Parë ishte prapa atentatit ndaj tij.
Dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi gjatë tubimit të z. Mnangagwa të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha për BBC që ai dyshon se ishte grupi G40, që ka mbështetur Grace Mugabe për presidente që është prapa sulmit.
Bashkëshorti i zonjës Mugabe, Robert u hoq nga pushteti vitin e kaluar.
Dyshimi i përhapur që znj. Mugabe synonte të zëvendësonte burrin e saj si udhëheqës i vendit ishte një faktor kontribues për tranzicionin politik dhe përfshirjen e ushtrisë në të./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...