Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) tha sot se “elita totalitare-liberale pro-globalizimit” qëndronte pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico këtë muaj.
SVR tha se masa ka për qëllim të frikësojë ata që kanë pikëpamje të ndryshme dhe veprojnë në interes të shteteve të tyre dhe se Perëndimi tani po përpiqet të mbulojë krimin duke e fajësuar një person të armatosur.
Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa ecte për të përshëndetur mbështetësit pas një takimi të qeverisë në qytetin qendror të minierave Handlová.
Fico iu nënshtrua një operacioni 5-orësh të mërkurën dhe një operacioni të dytë të premten. Për tentativë vrasje është akuzuar një ish-roje sigurie dhe poet amator Julian Cintula 71 vjeç i arrestuar në pritje të gjykimit.
Cintula e ka qëlluar 3 herë, teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij. Fico është në pushtet prej kur partia e tij populiste e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar./abcnews.al
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...