Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shtuar një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë neurologjik, sindromën Guillain-Barre (GBS), në listën e efekteve anësore të mundshme të AstraZeneca kundërCOVID-19.
EMA njoftoi sot se lidhja midis GBS dhe vaksinës Vaxzevrie të AstraZeneca është të paktën një “mundësi e arsyeshme” pasi 833 raste të sindromës janë raportuar pasi 592 milion doza të vaksinës u dhanë në të gjithë botën deri më 31 korrik.
EMA e kategorizoi këtë efekt anësor si “shumë të rrallë”, që është frekuenca më e ulët që mund të ketë një efekt anësor.
Agjencia vuri në dukje se përfitimet e vaksinës AstraZeneca ende tejkalojnë rreziqet.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka lëshuar një paralajmërim se GBS është një efekt anësor i mundshëm i vaksinës Johnson and Johnson. Të dy vaksinat përdorin teknologji vektoriale dhe shoqërohen me raste të rralla të koagulimit të gjakut.
EMA gjithashtu shtoi efekte anësore më të padëmshme në vaksinat Johnson and Johnson, Moderna dhe AstraZeneca, të tilla si dhimbje në krahë, këmbë dhe bark dhe simptoma të ngjashme me gripin./tch/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...