Ka arritur në gjashtë numri i personave që kanë mbetur të vdekur dhe 294 të tjerë u plagosën pasi një tërmet i ri goditi provincën më jugore të Hatay të Turqisë.
Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) që nga tërmeti me magnitudë 6.4 të së hënës janë regjistruar 90 pasgoditje, shkruan Anadolu.
Lëkundjet e fundit goditën lagjen Defne të Hatajit rreth orës 20:04, ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.8, tre minuta më vonë, me epiqendër në rrethin Samandag të Hatay.
Sipas informacioneve të marra nga Anadolu, askush nuk ka mbetur në rrënoja si rezultat i përpjekjeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të ri.
Tërmeti me qendër në Hatay erdhi vetëm dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras.
Tërmetet e fuqishme binjake goditën 10 provinca të tjera më 6 shkurt – Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig.
Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41,000, sipas shifrave të fundit zyrtare.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...