Uragani Isaias i formuar në Oqeanin Atlantik ka mbërritur në brigjet e Karolinës së Veriut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Isaias me intensitet të uraganit në kategorinë 1, goditi tokën në rajonin Ocean Isle Beach në jug të rajonit të Karolinës së Veriut rreth orës 23.30 me orën lokale.
Ndërsa në orët kur uragani iu afrua tokës në pjesët bregdetare të Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut kanë qenë efektivë shira dhe era intensive.
Për shkak të uraganit që arrin në një shpejtësi 135 km në orë, është paralajmëruar për përmbytje dhe stuhi intensive, kryesisht në Virginia dhe Maryland, si dhe në pjesën verilindore të SHBA-së.
Gjithashtu për shkak të uraganit në Karolinën e Veriut dhe në New Jersey u shpall “situatë emergjente”.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...