Një tjetër grua është arrestuar nga agjentët e shërbimit sekret ukrainas, pasi akuzohet se i ka dhënë informacion konfidencial FSB-së ruse.
Sipas një deklarate të SBU-së, informacioni që shpërndate gruaja e arrestuar ndihmonte rusët në koordinimin e sulmeve me raketa dhe regjistrimin e efekteve të tyre.
Shërbimi i sigurisë ndau një foto të saj, duke sqaruar më pas se e ndaluara vepronte në qytet-portin e Odesas.
“Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve. Agjentja ruse doli të ishte një banore vendase që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”, thuhet në një deklaratë.
Kjo grua është e dyta që arrestohet në pak ditë, pasi 4 ditë më parë u arrestua një tjetër grua, e cila dyshohet se po planifikonte një sulm ajror rus, të projektuar për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Ajo u akuzua se po përpiqej të zbulonte se ku dhe kur po udhëtonte presidenti përpara një ndalese që ai kreu më 27 korrik në rajonin e Mykolaiv./A2CNN
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...