Një administrator i lojës vdekjeprurëse “Balena Blu” është arrestuar nga policia ruse.
Bëhet fjalë për Ilya Sidorov 26 vjeç nga Moska i cili ka pranuar të ketë krijuar lojën e mediave sociale, që supozohet se inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në një lojë të rrezikshme, duke përfunduar në vetëvrasje.
Policia ruse thotë se Sidorov dyshohet se ka udhëzuar një vajzë 13-vjeçare të hidhet poshtë trenit.
Vajza u dërgua në spital me dëmtime nga tentativa e saj për vetëvrasje.
Përpara kësaj, ai i kishte thënë vajzës të gjakoste veten duke vizatuar balenën në krah apo duke dëmtuar trupin e saj në mënyra të ndryshme.
Më tej është pohuar se kur ai është marrë në pyetje nga policia ka pranuar se administron lojën e mediave sociale.
“I dyshuari sqaroi se ai është administrator i një grupi të ashtuquajtur vetëvrasës që kishte 32 anëtarë, të gjithë të mitur,” tha zëdhënësi.
“Ai u caktonte atyre detyra që synonin të plagosnin veten e tyre për të nxitur vetëvrasje”, vijoi zëdhënësi i policisë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...