Një gjyqtar spanjoll ka dërguar dy anëtarë kryesorë të lëvizjes katalane të pavarësisë në burg.
Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare Katalunase (ANC) dhe Jordi Cuixart, lideri i Omnium Cultural janë duke u mbajtur pa të drejtë kaucioni, ndërsa po hetohen për kryengritje, transmeton portali arbresh.info
Burrat janë parë si figura kryesore në organizimin e votimit të pavarësisë së 1 tetorit, të cilin gjykatat spanjolle e pezulluan.
Qeveria në Madrid e quajti votën ilegale.
Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës Carles Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë, por ndaloi zbatimin e saj për të lejuar negociatat.
Ai ka bërë thirrje që bisedimet të zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm./arbresh.info/
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...