Kongresi i Argjentinës legalizoi abortin deri në javën e 14-të të shtatzënisë.
Senatorët votuan në favor të projektligjit, pas një seance maratonë, me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim.
Deri më tani, Argjentina ka pasur disa nga ligjet më të ashpra në botë.
Aborti është lejuar vetëm në rastet e përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ka qenë në rrezik.
Ligji është miratuar nga Dhoma e Deputetëve më herët.
Kisha Katolike, e cila mbetet me shumë ndikim në Amerikën Latine, e ka kundërshtuar ligjin dhe u ka bërë thirrje senatorëve që ta refuzojnë atë.
Aktivistët pro zgjedhjes shpresojnë se miratimi i ligjit në Argjentinë – njërin nga vendet më të mëdha dhe më me ndikim në Amerikën Latine – do t’i frymëzojë vendet e tjera ta ndjekin shembullin.
“Unë jam katolik, por unë duhet të bëj ligje për të gjithë”, ka thënë presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, i cili e ka mbështetur masën.
“Sot, ne jemi shoqëri më e mirë”, ka thënë ai pas miratimit të ligjit. /REL/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...