Një anije luftarake amerikane ka ndaluar dy cisterna nafte që po përpiqeshin të largoheshin nga Irani, një ditë pasi hyri në fuqi bllokada e shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, anija luftarake kontaktoi cisternat përmes radios dhe u kërkoi të ktheheshin mbrapsht. Mjetet lundruese kishin dalë nga porti Chabahar në Gjirin e Omanit, ndërsa nuk dihet nëse janë dhënë paralajmërime të tjera, raporton Reuters.
Ky zhvillim jep detaje shtesë për fillimin e bllokadës së SHBA-së, e cila synon të ushtrojë presion ndaj Iranit për t’i dhënë fund bllokimit efektiv të Ngushticës së Hormuzit – një pikë kyçe për rreth 20 për qind të furnizimit global me naftë.
Presidenti Trump synon që përmes kësaj mase të detyrojë Iranin të pranojë kushtet e SHBA-së për përfundimin e luftës së nisur më 28 shkurt nga SHBA-ja dhe Izraeli, përfshirë hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sipas tij, kjo ishte edhe një nga kushtet e armëpushimit njëjavor me Iranin, i cili pritet të skadojë javën e ardhshme.
Megjithatë, ekspertët shprehen të kujdesshëm. Noam Raydan nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt ka deklaruar se të dhënat e gjurmimit tregojnë se një cisternë ka bërë kthesë pas nisjes së bllokadës, por ka theksuar se shumë anije që transportojnë naftë iraniane shpesh i fikin sistemet e gjurmimit./RTK
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...