Ballkani është shfaqur në një raport të amerikanëve si vend që kërcënon të shpërthej në luftë.
Rreziqet në Ballkan, sipas amerikanëve, janë trazirat e mundshme politike dhe dhuna ekstremiste në rajon që mund të shkaktojnë trazira dhe mund “të tronditin më mënyrë të përsëritur gjithë botën”.
“Përshkallëzimi i tensioneve dhe dhuna ekstremiste në Ballkan- Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbia- mund të jenë rezultat i paqëndrueshmërisë politike dhe konflikteve të armatosura”, thotë raporti, transmeton lajmi.net.
Të dhënat janë marrë në bazë të hulumtimeve nga Qendra për veprim parandalues nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, është raporti i dhjetë radhazi, i përbërë nga ekspertët e politikës së jashtme. Në kategorinë e prioritetit më të lartë për konflikt ushtarak amerikan me Korenë e Veriut dhe fqinjët e saj, rreziku i një konflikti bërthamor është në rritje, pasi presidentët ai Shteteve të Bashkuara dhe Koreja e Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, janë shumë të paparashikueshme dhe gjithnjë provokojnë njëri-tjetrin. /Lajmi.net/
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...