Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar nga Izraeli disa punonjës të ambasadës dhe anëtarë të familjeve të tyre me avion ushtarak amerikan.
Sipas tri burimeve të CNN-it, nuk është dhënë urdhër për një evakuim të plotë të ambasadës amerikane në Izrael, por ata që janë larguar, kanë përfituar nga autorizimi për largim vullnetar që ishte lëshuar gjatë fundjavës për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mis Izraelit dhe Iranit.
Sipas njërit prej burimeve të CNN-it, disa persona janë larguar gjithashtu nga Izraeli përmes rrugëve tokësore drejt Jordanisë.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe si pjesë e statusit të largimit të autorizuar nga Ambasada, personeli i misionit ka filluar të largohet nga Izraeli nëpërmjet mënyrave të ndryshme”, tha një zyrtar i ambasadës amerikane për CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, tha të mërkurën se Amerika është duke punuar për të organizuar fluturime evakuimi dhe nisje me anije turistike për amerikanët që duan të largohen nga Izraeli.
Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, njoftoi se DASh-i ka krijuar një task-forcë që punon 24 orë në ditë për të menaxhuar krizën aktuale, duke përfshirë ofrimin e mbështetjes për shtetasit amerikanë.
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...